Mariçiqi në takim me Dvozhak dhe Burk në margjinat e Forumit të Prespës për dialog
Shkup, 15 qershor – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në margjinat e Forumit të Prespës do të ketë takime dypalëshe me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvozhak dhe ministrin irlandez për Evropë, Piter Burk.
Mariçiqi në Forumin e Prespës për dialog 2023 dhe do të ketë një prezantim hyrës në sesionin me titull: “Zgjerimi i BE-së në dinamikën e transformuar gjeopolitike” në të cilën bashkëbisedues do të jenë Piter Burk, Tanja Mishçeviq, Martin Dvorak, Majlinda Duka, Helene Holm-Petersen, Anzhej Frangesh, Simonida Kacarska dhe Dea Elmaslari nën moderimin e Drejtoreshës së programit të Qendrës për politika evropiane (CEP), Milena Lazareviq.
Në Parkun e poezisë, ai së bashku me ambasadorin Dejvid Gir, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian, Ramiz Merko, kryetarin e Komunës së Strugës dhe Sllobodan Trendafilov, ushtrues i detyrës së drejtorit të Lidhjes së sindikatës do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të fillimit zyrtar të punëve ndërtimore për Jurop Haus në Strugë.
Siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, këtë vit po mbahet edicioni i tretë i Forumit të Prespës për dialog me titull: “Familja e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: mision i (pa)mundur)?”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme nën kujdesin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

