Mariçiq: Zbatim të përshpejtuar të reformave presim të sjellë progres në procesin eurointegrues
Shkup, 8 mars – Të mos e humbasim këtë moment, të japim dinamikë në procesi eurointregrues dhe ta sigurojmë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, por edhe të Evropës, ka qenë mesazhi kryesor nga zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në brifingun e sotëm me ambasadorë e vendeve anëtare të BE-së në organizim të Delegacionit të BE-së, në lidhje me hapjen e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, kumtuan SÇE, para ambasadorëve i prezantoi edhe rezultatet e arritura në procesin eurointregrues dhe planifikimin e aktiviteteve në periudhën që vijon.
Mariçiq ka theksuar se Qeveria punon në mënyrë aktive në axhendën evropiane dhe prioritetet e projektuara., ndërsa paralelisht zhvillohen edhe bisedime me Bullgarinë në atmosferë miqësore për ardhjen deri në zgjidhjen e përbashkët të pranueshme. Ka shprehur bindje se frytet nga puna aktuale do të vijnë në muajt, që janë para nesh.
Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Mariçiq kas thënë se është koha përfundimtare që t’i bashkojmë përpjekjet dhe të mbahet seancë më e afërt qeveritare për vendin që ta fillojmë udhëtimin drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.
Ai gjithashtu i informoi ambasadorët për aktivitetet që do t’i ndërmerr Sekretariati për çështje evropiane në drejtim të zbatimi të reformave evropiane, si dhe planifikimin dhe programimin e asistencës zhvillimore të ofruar nga Bashkimi Evropian përmes IPA-s, si vendimtare në zbatimin efektiv të reformave.
Shefi i Delegacionit të BE-së Dejvid Gir, e konfirmoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se Unioni do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformave dhe procesin e integrimit evropian të vendit tonë.
Para ambasadorëve, Mariçiq theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, për përparimin dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit, por të gjithë kontinentit evropian.

