Mariçiq takon drejtoreshat e MPJ-së gjermane për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 29 mars – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim onljan me drejtoreshat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Zabine Shter dhe për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, Suzane Shuc, në të cilin i ka informuar për aktivitetet në kuadër të dialogut të ri me Bullgarinë, rezultatet prej reformave vijuese dhe për gjendjet momentale në rajon dhe BE.

“Homologët gjermanë mi transmetuan sinjalet pozitive dhe mbështetjen që në vazhdimësi e kemi nga vendi i tyre, që paraqet konfirmim të fuqishëm për përkushtimin e Gjermanisë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE por edhe mirënjohje se si vend kemi bërë shumë, kemi realizuar reforma evropiane serioze dhe mbetemi të përkushtuar në rrugën eurointegruese të vendit”, shkroi Mariçiq në faqen zyrtare të Fejsbukut.

Mariçiq gjithashtu i ka informuar se Sekretariati për Çështje Evropiane tashmë është duke punuar në rishikimin dhe azhurnimin në planin reformues, që ka të bëjë me rekomandimet prioritare të Raportit të KE-së për vendin, si edhe për përgatitjen e plotë të administratës shtetërore për procesin e negociatave inkuadruese, me qëllim që më lehtë të jepet përgjigje në metodologjinë e re.