Mariçiq në Bruksel, vazhdon skriningu për Klasterin e tretë

Shkup, 30 maj – Zëvendëskyetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq është për vizitë dyditore në Bruksel, ku vazhdon skriningu dypalësh nga Klasteri 3, “Konkurrencë dhe rritje gjithpërfshirëse”, kumtoi SÇE.

Sot në axhendën dypalëshe të skriningut është Kapitulli  26, “Arsimi dhe kultura” dhe Kapitulli 20, në të cilën do të marrin fjalën edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinoska Stojçevska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ndërsa nesër Kapitulli 20, “Ndërmarrje dhe politikë industriale”.

Në suaza të vizitës krahas pjesëmarrjes në takime të skriningut, zëvendëskryeministri Mariçiq do të ketë disa takime në Parlamentin Evropian me eurodeputetë nga grupi i aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve Tonino Picula, Matjazh Nemec, Andreas Shider, eurodeputetja e grupit të Të Gjelbërve, Tineke Strike dhe me eurodeputetin nga grupi Evropa e Ripërtërirë, Klement Groshel.