Mariçiq: Institucionet janë plotësisht të gatshme për regjistrimin
Shkup, 26 gusht – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në intervistë për NTV1 tha se shteti dhe institucionet janë tërësisht të përgatitura për zbatimin e regjistrimit I cili fillon më 5 shtator.
Sipas ministrit, nuk ka kurfarë hapësire për shqetësim tek qytetarët në ndikimin e pandemisë ndaj procesit të regjistrimit, sepse Komisioni për sëmundje ngjitëse tashmë I bëri protokollet shëndetësore të cilat do të zbatohen në mënyrë konsekuente nga regjistruesit.
“Ne si Qeveri tashmë kemi përvojë me organizimin e operacioneve massive gjatë pandemisë. Në kushte të këtilla kushtet epidemiologjike mbajtëm zgjedhje parlamentare, ndërkaq ato nuk ishin shkak për rritje të numrave të të infektuarve. Regjistrimin me të vërtetë ua kemi borxh qytetarëve. Tashmë 20 vite nuk I kemi të dhënat statistikore, të cilat janë vegël themelore për krijim të të gjitha politikave zhvillimore në shtet”, potencoi Mariçiq.
Ministri në intervistë foli për disa tema, mes të cilave edhe për procesin e digjitalizimit të gjyqësisë, me ç’rast tha se përmes vendosjes së teknologjisë informatike do të rritet transparenca dhe efikasiteti I procedurave gjyqësore, që në afat të gjatë do të kontribuojë për rritje të besimit të qytetarëve në shtetin juridik.