Margot Robbie shihet shqetësuar pasi u largua nga shtëpia e Cara Delevingne e cila ka shkaktuar shqetësime me sjelljet e çrregullta në publik

Aktorja e njohur, Margo Robbie u pa e mërzitur vetëm disa orë pasi u largua nga shtëpia e shoqes së saj të ngushtë Cara Delevingne – teksa modelja britanike vazhdon të ngjall shqetësime shëndetësore me një sërë paraqitjesh publike të çrregullta.

Ylli i nominuar për “Oscar” u pa duke luftuar për të mbajtur emocionet e saj pasi la një shtëpi me qira në West Hollywood për të udhëtuar në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit.

Më herët, Robbie, 32 vjeç, ishte parë duke dalë nga shtëpia e Delevingneit në West Hollywood, prej 7 milionë dollarësh, dy orë pasi motra e Delevingne, Poppy, ishte parë gjithashtu duke dalë me një SUV të zi.

Nuk është e qartë nëse Delevingne ishte në shtëpi kur Robbie ishte atje për ta vizituar.

Delevingne nuk u shfaq në New York të hënën (12 shtator) për lansimin e koleksionit të saj të modës për nder të stilistit të ndjerë Karl Lagerfeld të mbajtur në restorantin elegant Saga në Distriktin Financiar të qytetit.

Modelja e njohur nuk ishte e pranishme në “Emmy Awards”, së bashku me yjet “Only Murders in the Building”.

Këto foto shqetësuese vijnë një javë pasi modelja rriti shqetësimin e fansave të saj të përkushtuar duke u shfaqur e çrregullt dhe e çuditshme në aeroportin Van Nuys.

Robbie mund të shihej duke mbajtur dorën në fytyrë dhe dukej emocionale. Detaje të tjera të asaj që ndodhi brenda pronës nuk janë bërë të ditura.

Të dashurit e Delevingne gjithashtu thuhet se kanë shprehur shqetësime dhe kanë konsideruar një ndërhyrje të mundshme, dhe vizita e Robbie mund të jetë një tjetër shenjë se miqtë dhe familja e modeles janë të gatshëm për të ofruar mbështetje.

Aktorja australiane mbajti një dorë në fytyrë dhe kishte një stil të thjesht të veshjes ndërsa u takua me një shofer që priste jashtë.

Pasi hyri në një makinë në pritje, Robbie bëri një ndalesë të shkurtër në një shtëpi tjetër në West Hollywood përpara se të nisej për të kapur një fluturim në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit.

Ashtu si motra e saj, Poppy ka qenë kryesisht e qetë në mediat sociale kohët e fundit. Megjithatë, të hënën ajo postoi një mesazh urimi për shoqen e saj Zendaya pas fitimit të çmimit Emmy të aktores.

Robbie dhe Delevingne janë miq për një kohë të gjatë dhe kanë luajtur në filmin e vitit 2016, “Suicide Squad”.

Muajin e kaluar, Delevingne e ftoi Robbie për të festuar ditëlindjen e saj të 30-të në një udhëtim luksoz me jaht pranë Formentera të Spanjës.

Por në javët që pasuan, fansat kanë shprehur shqetësim pasi modelja u pa e ulur vetëm në një makinë duke tymosur dhe më pas duke u sjellë në mënyrë të çuditshme përpara se të hipte në avionin privat të Jay-Z.

Delevingne bëri paraqitjen e saj të fundit shqetësuese më 6 shtator në Los Angeles, duke u shfaqur e turbulluar dhe e shqetësuar përpara se të hipte në avionin privat.

Sipas burimeve të DailyMail.com, vajza e kopertinës dukej e paaftë për të kontrolluar lëvizjet e trupit të saj në pika të caktuara, teksa shihej në telefon, duke u përkulur, duke i rënë telefonin nga duart teksa ecte përreth dukej shumë e shqetësuar dhe sikur nuk ishte në gjendje të ndalonte lëvizjet.

Për arsye që janë të paqarta, ajo hipi në avion, para se të zbriste 45 minuta më vonë, dhe u largua nga aeroporti me bagazhin e saj dhe të veshur vetëm me çorape.

Kohët e fundit, Delevingne dihej se kaloi pak kohë në festivalin Burning Man. Burimet thanë në atë kohë se ajo nuk ka ngrënë apo bërë dush gjatë kohës që ishte në ngjarje.

Thuhet se tani, miqtë dhe familja e saj po kërkojnë mënyra për të ndihmuar modelen për të tejkaluar këtë periudhë të vështirë.

Prindërit e Delevingne, janë zhvilluesi i pasur i pronave Charles Delevingne dhe gruaja e tij Pandora jetojnë në Angli. Modelja ka gjithashtu tre vëllezër e motra, duke përfshirë Poppy Delevingne.

Në Javën e Modës në New York të hënën, Delevingne mungonte dukshëm në festën e prezantimit të koleksionit të saj, të quajtur “Cara Loves Karl”, një bashkëpunim me shtëpinë ikonë të modës të të ndjerit Karl Lagerfeld.

Modelja britanike, e cila kohët e fundit lavdëroi Lagerfeld si një nga ndikimet kryesore në karrierën e saj, nuk ishte askund në dukje pasi koleksioni i veshjeve dhe aksesorëve gjithëpërfshirës u festua nga një listë e të ftuarve të yjeve të modës, filmit dhe muzikës.

Mungesa e Delevingne nga eventi i saj ishte edhe më kurioz për shkak të pranisë së saj shumë të dukshme në mediat sociale, ku ajo nderoi stilistin legjendar përems një postimi ndërsa të ftuarit u paraqitën në ambientet e New Yorkut.

Lagerfeld, i cili ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare nga komplikimet që lidhen me kancerin e pankreasit, do të kishte festuar ditëlindjen e tij më 10 shtator, dy ditë përpara prezantimit të koleksionit më 12 shtator (e hënë).