Manastirliu: Futet në fuqi karta e performancës në spitale, disa me shërbime në bazë rajoni. Gati projektligji që do i japë mundësi spitaleve të jenë autonomë
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për autonominë spitalore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo autonomi do të vijë përmes kartës së performancës, pra do ta marrin spitalet që do të plotësojnë kriteret e vendosura. Manastirliu: Kemi miratuar projektligjin për spitalet, kurorëzohet pas një pune të gjatë. Synohet të kalohet në një nivel të ri të shërbimit spitalor në vend. Ishte koha që ky projektligj të vinte, do të kalojë menjëherë në diskutime në Komisionet. Do të sjellë një model të ri, të autonomisë spitalore. Vjen në këtë sistem të ri që plotësohet nëpërmjet kartës së performancës, plotësohet sipas kritereve të përcaktuara nga spitalet që kanë aftësi menaxheriale për të përfituar këtë kartë, të autonomisë spitalore. Do të ketë disa shkallë. Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i shërbimeve spitalore. Do të cojnë në një efiçencë më të mirë. Do të ketë një organizim të spitaleve, për herë të parë do të kemi edhe spitale që ofrojnë shërbime dhe në bazë rajoni. Do të krijohen pole rajonale. Jep hapësirë më të mirë për të krijuar mundësi për rritje fondesh. është një moment dhe pikë kthese aplikim. Do të nisë në spitalin Memorial në Fier, brenda këtij viti.