Makina përplas për vdekje një person në Berat

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Meteor, në rrugën Kuçovë-Dimal.

Një makinë ka përplasur një biçikletë, e për pasojë personi që lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë.

Policia e Shqipërisë bëjnë me dije se viktima nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë mësohet se shoferi i makinës që përplasi biçikletën është një 30-vjeçar me iniciale M.B.