Makina përplas një vajzë të re në qytetin e Durrësit

Një vajzë e re në Durrës u plagos sonte pasi ndërsa ecte në rrugë u përplas nga një makinë, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës, kur një automjet me drejtuese shtetasen A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen S. H., 18 vjeçe.

Policia tha se vajza u dërgua në spital fhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia nuk tha nëse e dyshuara është ndaluar.