Makina godet një vajzë, merr lëndime trupore

Policia e Kosova ka njoftuar se në Fshatin Tortinë të Lipjanit është raportuar se një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një veture dhe viktimës këmbësore.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima të cilës i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë njoftuar kompetentët ku me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia/.