Makarona me kungulleshka, arra dhe djathë krem

Pasta me kungulleshka, arra dhe djathë krem është një pjatë jashtëzakonisht e lehtë dhe ideale për ditët e nxehta të verës
Përbërësit:
• 60 ml vaj ulliri
• 4 kungulleshka, të grira trashë
• 2.5 lugë çaji kripë,
• 1/2 lugë çaji piper i zi i freskët,
• 760 ml ujë
• 1 kg makarona
• 170 g djathë krem
• 1 limon, lëkura dhe lëngu (rreth 2 lugë gjelle lëng)
• 60 g arra të pjekura dhe të grira
Përgatitja:
Për të përgatitur këtë pjatë, ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe në zjarr mesatarisht të lartë. Shtoni kungulleshkat e grira dhe i kriposni me 1 lugë çaji kripë dhe 1/2 lugë çaji piper të zi. Skuqini duke i përzier herë pas here, derisa të lëshojnë lëngun, të avullohet e gjithë lëngu dhe të karamelizohen në një masë të dendur, të ngjashme me reçelin, rreth 10–12 minuta.
Nëse vini re se fundi i tenxheres fillon të nxihet, ulni temperaturën në mesatare. Kur masa të jetë trashur, transferoni kungulleshkat në një enë të mesme dhe lërini mënjanë.
Në të njëjtën tenxhere, zieni ujin me pak kripë. Kur uji të vlojë, shtoni makaronat dhe djathin krem. Ulni temperaturën në mesatare dhe me pjesën e pasme të një luge druri shtypni djathin që të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme. Është në rregull edhe nëse makaronat nuk janë plotësisht të mbuluara me lëng.
Gatuajeni, duke e përzier shpesh, derisa makaronat të jenë al dente dhe lëngu të trashet e të bëhet kremoz, rreth 11 deri në 13 minuta. Nëse tërë lagështia avullon dhe makaronat ende nuk janë gatuar sa duhet, shtoni pak ujë.
Më pas, shtoni kungulleshkat e gatuara, lëkurën dhe lëngun e limonit dhe gatuajini për rreth 2 minuta, derisa të ngrohen mirë. Nëse e shihni të nevojshme, shtoni pak ujë shtesë për të krijuar një salcë të hollë dhe me shkëlqim.
Rregullojeni shijen me kripë dhe piper sipas dëshirës. Shpërndajeni pastën në pjata, spërkateni me arrat e pjekura të grira dhe shërbejeni menjëherë.
Këshillë: Nëse e pëlqeni këtë recetë, ndoshta do t’ju pëlqejë edhe pasta e lehtë pranverore me bizele dhe pana.
Shijojeni!