Majk publikon një pjesë të këngës së re e cila pritet të titullohet ‘Jeto’
Reperi i njohur shqiptar, Majk, siç duket ka filluar punën për projektin e ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti me anë të një postimi në Instagram.
Ai publikoi një pjesë të shkurtër të këngës e cila pritet të titullohet ‘Jeto’.
Ndryshe projekti i fundit i këngëtarit ishte në bashkëpunim me Anxhelo Kocin dhe titullohet ‘My cherie’.

