Magji në varrezat e Durrësit, shtohet veprimtaria e sekteve satanike

Shenja të çudishme në varreza, të ngjashme me ritual magjie apo fetare janë shfaqur në Durrës. Ekspertët shprehin shqetësimin për rritjen e ngjarjeve të tilla, duke theksuar se është pikërisht vafëria, pasiguria dhe stresi që sjell rritjen e tyre.

Të lidhura me pe dhe thuajse të djegura këto 8 gjilpëra janë gjetur në varrezat e Durrësit.https://3c00b57c44248e8369f43aa22f743307.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Mendohet të jenë përdorur për magji gjatë një riti për thirrjen e shpirtrave.

“Është një formë e një rituali por jo nga ajo që njohim ne në lidhje me kafshët dhe njerëzit dhe mendojnë se shpirti i atyre të afërmve të tyre mund të kthehet nga ferri dhe këta mund të komunikojnë më pas.”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, e ka ngritur shumë më herët alarmin se në vendin tonë, e veçanërisht në varreza, është shtuar veprimtaria e sekteve.

“Vitin e kaluar kemi humbjen e katër vetave të cilët dyshohet shumë që kanë lidhje me këto rituale, përfshirjen në një rreth personash që kryejnë rituale dhe si pasojë e kësaj këta ose vetësakrifikohen duke u bindur të zgjedhin këtë rrugë ose i sakrifikon vetë grupi.Fluksi i madh i këtyre veprimtarive e shikoj që është shtuar në Shqipëri dhe vazhdon të jetë konsistent dhe kjo mund të na çojë në humbje të jetëve të tjera.”

Liri në veprim praktikuesve u jep edhe mungesa e legjislacionit.

“Alarmante është dhe fakti se ne ende nuk kemi institucione të përgatitura, ekspertë të përgatitur për këtë fushë, institucione të posaçme që do të merren me këtë, qoftë dhe ad-hoc që ngrihen rast pas rasti në një ngjarje konkrete, po ashtu dhe një bazë ligjore.”