Lutje për paqen në Ukrainë në të gjitha kishat dhe xhamitë e vendit

Shkup, 30 Prill – Në organizim të Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni, “Lesya Ukrainka” nesër në Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame, si dhe Kishën Katolike do të mbahet lutje për viktimat e luftës në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë ka vrarë tashmë mijëra njerëz të kombësive dhe feve të ndryshme, gjakderdhja vazhdon çdo minutë. Prandaj, Shoqata e Ukrainasve në Maqedoni “Lesja Ukrainka”, me lejen e bashkësive fetare në vend, u bën thirrje besimtarëve të besimeve të ndryshme që t’i bashkohen riteve të organizuara fetare me lutje për paqe në Ukrainë dhe në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.