Lulzim Basha shfaqet pas protestës, Yuri Kim nuk “i ndahet” SPAK

Pas tensioneve me qeverinë britanike, sot e gjithë politika shqiptare është shfaqur kompakte në nderimin e ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ka rënë në sy edhe pjesëmarrja e Lulzim Bashës, daljet e të cilit në publik janë të rralla.

Ndërkaq ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nuk i është ndarë krerëve të drejtësisë së re, drejtuesit të Spak dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjatë ceremonisë ra në sy dhe shtrëngimi i duarve mes Pandeli Majkos dhe Belind Këllicit.