Lufta kundër terrorizmit, Policia kontrolle në kampin e MEK në Manzë

Policia e Shtetit është duke ekzekutuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit të muhaxhedinëve (MEK) në Manzë të Durrësit.

Sipas Klan News urdhri i kontrolleve ka ardhur në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike.

Në zbatim të këtij urdhëri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë brenda kampit.

Në kampin MEK strehohet opozita iraniane.