LSM: Kontratat me kohë të caktuar të vazhdojnë më së shumti një vit
Shkup, 12 prill – Kontratat me kohë të caktuar të jenë me kohëzgjatje më së shumti një vit dhe të bëhen nën kushte të përcaktuara të paraparë me ligj, kërkon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
“Punëdhënësit duhet ta dinë se në të gjithë botën kontratat me kohë të caktuar janë përjashtim, e jo rregull, për kryerjen e herëpashershme të aktiviteteve që nuk janë nga aktiviteti bazë i kompanisë”, thonë nga LSM në kumtesën e sotme.
Ata theksojnë se praktika ka treguar se punëdhënësit i përdorin këto kontrata për të manipuluar punëtorët, për të ulur të drejtat e tyre të punës nga frika se mos vazhdohet kontrata dhe për të shkëputur kontratat e punës pa përcaktuar arsyet reale të shkëputjes.
“Deputetët duhet të inkurajohen dhe të pranojnë propozim që nënkupton uljen e kohëzgjatjes së kontratave të punës me kohë të caktuar në një vit apo gjashtë muaj si propozim në Kuvend dhe të kontribuojnë në eliminimin e abuzimeve të kryera nga punëdhënësit me kontrata të tilla për punësim të përkohshëm që në kohë të krizës janë përdorur më së shumti për humbjen e vendeve të punës”, thekson LSM. /Zhurnal.mk

