LSM: Durimi nuk ka fund, më nuk do të presim – Qeveria t’i shqyrtojë menjëherë kërkesat tona

Shkup, 1 Maj – Ka filluar para disa minutave protesta e sindikatave, ku për rast të 1 majit ditës së punëtorëve, me anë të kësaj proteste kërkohen të drejtat e tyre si dhe rritja e pagës minimale për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme.

Kujtojmë që te premten SASHKU ndërpreu greven përkohësisht, duke i dhënë afat Qeverisë që të shqyrtohet edhe njëherë kërkesa e tyre.

Durimi nuk ka fund, më nuk do të presim – të shqyrtohen kërkesat tona menjëherë, porositi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) nga protesta para Qeverisë.

Para Qeverisë, krahas sindikalistëve, janë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, si dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska praninë e të cilit publikisht, para të pranishmëve e përshëndeti kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

“Avancimi i të drejtave të punëtorëve nuk ndodh një herë e përgjithmonë. Duhet të flitet edhe për trajtimin  e barabartë të grave dhe burrave në tregun e punës, për sigurinë gjatë punës, si dhe për të gjitha të drejtat e tjera që harrohen sidomos gjatë krizave.

Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është më vend të parë, kapitali njerëzor është para se gjithash”, tha Bytyqi, ndërsa ministrja porositi se edhe sindikata dhe Qeveria së bashku në luftën për avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.