LSDM: Mickoski, Sela dhe Gashi po ngulfaten

Shkup, 28 gusht – LSDM ka koalicionin që bindshëm do të fitojë në zgjedhjet lokale sipas të gjithë kritereve dhe parametrave për shkak se LSDM ndërton koalicion në bazë të ofertës së qartë, konkrete dhe të realizueshme.
Koalicioni i ri Mickoski, Sela dhe Gashi është koalicion sa për sy e faqe i cili që më parë është i ditur se do të pësojë disfatë dhe shkatërrim.
“I përballur me disfatën e shtatë me radhë nga populli, Mickoski është deri më aq i frikësuar që promovon koalicion me ata që i quante tradhtar, ata që sipas VMRO-DPMNE “nuk e njohin identitetin maqedonas” dhe me Selën e njëjtë të cilin ata të VMRO-DPMNE-së me dhunë e ngrehnin në Kuvend dhe i shkaktuan lëndime të rënda më 27 prill.
A u ka treguar Mickoski Selës dhe Gashit se dëshiron të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës?
A i ka thënë se është kundër Ligjit për gjuhën?
A u ka thënë se çfarë ka kërkuar në Kuvend më 27 prill?
Mickoski është politikan pa qëndrim, i cili është i detyruar që të bëjë koalicion me ata që i urren më së shumti edhe ai edhe anëtarësia e tij partiake.
Që nga tani janë të mposhtur dhe të dënuar në shkatërrim ata që kur nuk kanë nga t’ia mbanë në mëngjes brohorasin “Maqedonia e pastër” ndërsa pasdite rrejshëm distancohen nga 27 prilli.
Politikanët pa qëndrim janë politikan të mposhtur, ndërsa Mickoski është shembull i këtij grupi karakteristik”, thanë nga LSDM.