LSDM: Mickoski gënjen madje edhe kur të gjithë janë orientuar ndaj hyjnores
Shkup, 25 prill – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot përmes një komunikate për media kanë hedhur akuza ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se po shpërndanë të pavërtetea madje edhe gjatë festave, informon Zhurnal.
Sipas tyre, Mickoski duke mos u bazuar në asgjë, e frikëson opinionin duke thënë se do të ketë asimilim të popullit. Siç shprehen nga kjo parti, asimilimin nuk do ta lejojnë as LSDM e as qytetarët.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE. Kjo është sjellje identike e Mickoskit i cili gënjente se shteti do të copëtohet, i cili para Bojko Borisovit thoshte se “e mbështetë” marrëveshjen.
I njejti ky Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja e tij gënjenin se do të migrojnë milion migrantë, dhe se me ligjin për gjuhët çdokush do të obligohet të mësojë gjuhë tjetër e çfarë jo tjetër”, thuhet në kumtesë.
Sipas tyre, Mickoski edhe në ditën kur të gjithë janë të orientuar në hyjnoren, ai përhapë të pavërteta./Zhurnal.mk

