LSDM: Mësimi të vazhdojë për shkak të fëmijëve, SASHK ta vazhdojë dialogun

Shkup, 17 prill – Të gjithë duhet të udhëhiqemi nga interesat e nxënësve. E drejta e grevës është e garantuar me kushtetutë, por mësuesit duhet të udhëhiqen edhe nga interesat e nxënësve.
Mësimet duhet të vazhdojnë të zhvillohen pa probleme, veçanërisht duke pasur parasysh faktin që kishim dy vite shkollore pas nesh në një pandemi kur nxënësit ndiqnin mësimet onllajn ose të kombinuara.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka treguar shqetësim real për arsimin si sektor kyç në shoqërinë tonë.
Kjo shihet përmes rritjes së pagave që për katër vite e gjysmë jemi rritur nga 3200 në 6400 denarë, si dhe përmes investimeve serioze në përmirësimin e kushteve të punës së kuadrit mësimdhënës.
Për katër vjet e gjysmë kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 80 shkolla, ndërsa në vitin 2022 janë siguruar mbi një miliard denarë për projekte kapitale në arsim.
Edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave në arsim, këtë do ta arrijmë përmes dialogut me sindikatat dhe të gjithë aktorët.
Prandaj, apelojmë te SASHK-u që të vazhdojë dialogun, që mësimi të vazhdojë, do të gjendet një zgjidhje që është në interes të mësimdhënësve.
Të mos lejojmë që mësimi të zgjatet dhe kështu të rrezikohet regjistrimi, matura shtetërore dhe dhënia e provimit profesional të pesëqind mësuesve.
LSDM si parti përgjegjëse vazhdon të kujdeset realisht për arsimin, mësimdhënësit dhe nxënësit.