LSDM hedh akuza ndaj Arsovskës: Shkurton projektet për fëmijët në rrezik social
Shkup, 29 Mars – Pa asnjë grimcë turpi, Danela Arsovska shkurton ndihmat për fëmijët në rrezik social, anulon financimin e një projekti që është duke u realizuar prej disa vitesh, akuzoi LSDM.
“Fshehja pas njoftimeve të Qytetit të Shkupit të shkruara me urdhër të Shtëpisë së Bardhë flet shumë për qëndrimin e Arsovskës. A është kjo përgjigje e Arsovskës për shkurtimin e parave për qindra fëmijë në rrezik social të cilët nga viti 2017 kanë mundësi të shoqërohen dhe të kalojnë verën falas?
Kjo sjellje e Arsovskës është tregues i ndjenjës zero të përgjegjësisë ndaj qytetarëve. “Nëse do të ishte e sinqertë, Arsovska do të kishte rialokuar 670,000 euro për të ndihmuar dhe mbështetur qytetarët në vend që t’i shpenzonte për strehimin e kuadrove partiake”, thuhet në një deklaratë të partisë në pushtet.

