LSDM: A ka frikë Mickoski se edhe ai pas Gruevskit mund të përfundojë në listën e zezë të SHBA-ve?

Shkup, 13 prill – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pyet Hristijan Mickoskin se pse heshtë për listën e zezë të SHBA-ve, ku në të u gjend ish kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, e të cilin nga LSDM e quajnë si shef i Mickoskit, informon Zhurnal.

Arsyet e futjes në listën e zezë të Gruevskit nga LSDM thonë se i dinë të gjithë, e për to është dëgjuar përmes bombave.

Nga LSDM pyesin Mickoskin nëse ka frikë se pas Gruevskit, edhe ai mund të përfundojë në listën e zezë të SHBAve si një bashkëpunëtor i Gruevskit.

“Vallë heshtja e Mickoskit ndoshta do të thotë se ai ka frikë se pas Gruevskit ai është i ardhshmi në listën e zezë të SHBA-ve, si një nga bashkëpunëtorët e Gruevskit, krahu i tij i djathtë, këshilltar i tij, sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së?

Këto dyshime i vërteton fakti se numër i madh i bashkëpunëtorëve të Gruevskit në regjimin 11 vjeçar, tani janë bashkëpunëtorë të afërt të Mickoskit”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se Mickoski nuk është distancuar për krimet e VMRO-DPMNE-së. Nuk kemi dëgjuar dënim të veprave të kryera e as kërkim falje ndaj qytetarëve.

“Hristijan Mickoski në vend për thirrje për përgjegjësi, ngelet mbrojtës i krimit”, thonë nga LSDM./Zhurnal.mk