LSDM: 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së

Shkup, 27 prill – LSDM përmes një kumtese për media kanë përkujtuar 5 vjetorin e dhunës në Kuvend, dhunë kjo që ndodhi më 27 prill 2017. Protesta e dhunshme ishte organizuar atëkohë nga VMRO-DPMNE mirëpo kontrolli i turmës u humb kur Talat Xhaferi duheshte të zgjedhet kryetar Kuvendi, informon Zhurnal.

“27 prilli është data më e nxirë në historinë e demokracisë së Maqedonisë. Dhunues të armatosur, të nxitur nga VMRO-DPMNE kryen sulm në Kuvend, duke tentuar të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në shërbimet e Kuvendit, të rënojnë rendin kushtetues dhe shtetin ta shtyjnë drejt një humnere.

Ato dhunues ishin të mbështetur madje me prezencë perosnale në Kuvend, personalisht nga Hristijan Mickoski. 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së, partia e cila edhe pas pesë viteve nuk ka asnjë ndryshim.

Mickoski nuk ka lëvizuar asnjë milimetër nga matrica dhunuese e shefit të tij Gruevski”, thonë nga LSDM

Siç potencojnë nga LSDM, Mickoski dhe Gruevski ende qëndrojnë pas atyre dhunuesve./Zhurnal.mk