Lorena Haliti dhe i dashuri i saj me pushime në Shqipëri, shoqërohet me prezantuesen Alketa Vejsiu

Prezantuesja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, vazhdon të jetë personazh shumë i pëlqyer e mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndërsa nuk mungon me disa momente edhe nga përditshmëria.

Biondja së fundmi ka mirëpritur në shtëpi modelen Lorena Haliti, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë.

https://www.instagram.com/p/CSEQcqEjPlv/?utm_source=ig_web_copy_link

E njëjta po ashtu ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Ami Mezezi, me të cilin po shijon një romancë dashurie që një kohë të gjatë.

“Një darkë e bukur në shtëpi me Lorena Halitin dhe Ami Mezezin, shikoni në InstaStory për historinë e tyre të bukur të dashurisë”, ka shkruar ajo.

Alketa Vejsiu (Foto: Instagram)

Vejsiu tregon se Ami ishte një frymëzim për të nisur programin “Love Story” – një emision dashurie shumë i pëlqyer në Shqipëri.

Lorena në anën tjetër është mëse e kërkuar në fushën e modelingut dhe tanimë një imazh i shumë brendeve. 

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM