Lokalet e 14 majit, a votoi sot Lulzim Basha?
Sot ishte ditë zgjedhjesh, qytetarët votuan për drejtuesit e tyre lokalë për 4 vitet e ardhshme. Votuan edhe liderët e partive politike, por një mungoi. Bëhet fjalë për ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Edhe pse kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko garon për Tiranën, Basha sërish nuk është dukur sot në Qendrën e tij të Votimit, në njësinë 8, ashtu siç ndodhi jo më larg se 6 mars të vitit të shkuar. Këto zgjedhje, Basha mesa duket ka zgjedhur që të qëndrojë larg ‘mbështetësve’ të tij pas videos që iu publikua, ku flitej për një takim të fshehtë mes tij dhe Taulant Ballës.
Për lajmin, Basha reagoi, por më 11 maj ishte mesazhi i tij i fundit që dha. 3 ditë më vonë, as nga Facebook dhe as nga Twitter i tij nuk u bëri thirrje shqiptarëve që të votonin.

Arsyeja? Nuk dihet! Me siguri ka pasur një arsye të fortë që të mos e mbështeste mikun e tij dhe të votonte për “të djathtën” e drejtoi për gati një dekadë, e sipas Bejkos, ka ndërmend që ta ‘marrë’ sërish.

