LOE dhe Oda Ekonomike e Kroacisë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Zagreb, 26 shtator – Lidhja e Odave Ekonomike ( LOE) sot nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Odën ekonomike të Kroacisë me qëllim të ndërmarrjes së aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve.

Memorandumi u nënshkrua në kuadër të forumit të biznesit e cila po mbahet sot në Zagreb nga nënkryetari i LOE-së, Orce Simov dhe kryetaru u Odës ekonomike të Kroacisë, Lluka Buriloviq.

Në fjalën e tij, Simov theksoi se Kroacia është ndër mbështetësit më të mëdhenj politikë të rrugës së integrimit evropian të vendit tonë, megjithatë, potenciali për bashkëpunim ekonomik ende nuk është shfrytëzuar sa duhet.

Ai konsideroi se panairet janë një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur dhe krijuar kontakte të reja biznesi.

“Kjo është arsyeja pse mendoj se do të ishte mirë që të sigurohet mbështetje shtetërore në të dy vendet për paraqitjen e kompanive tona në Kroaci në panaire dhe anasjelltas. Për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit, do të ishte mirë të vendoseshin fluturime direkte drejt destinacioneve turistike, si dhe është e mundur të organizohen turne të përbashkëta turistike për turistët nga destinacionet më të largëta”, shtoi Simov.

Në kuadër të forumit, krahas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, u organizua edhe një prezantim i mundësive për investime në vendin tonë. Përfaqësuesit e kompanive prezantuan portofolet e tyre, gjithashtu u organizuan takime B2B të përfaqësuesve të rrjeteve të biznesit.