Lloga e vizitoi Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë

Shkup, 9 shkurt – Ministri i Drejtësisë në Qeverinë teknike Krenar Lloga e vizitoi  Kuvendin e  Madh Popullor në Turqi. 

 Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, Lloga  u takua me Delegacionin e udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmush dhe përfaqësues të lartë të Miqësisë Ndërparlamentare Turqi – Maqedoni e Veriut.

 Takimi, shtohet në kumtesë,  u shfrytëzua për shkëmbimin e përvojave, agjendave legjislative të të dy vendeve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit  ndërkombëtar.