“Ligj Anti-Berisha?” Kryetari i PD-së sfidon Ramën: Provoje! Hovi vetëm do të rritet

Kryetari i PD-së, sfidon Ramën nëse synon një ligj anti-Berishë. Në konferencën e përjavshme për gazetarët Berisha tha se nëse Rama do ta bëjë një gjë të tillë atëherë do të përballet me një hoc më të madh.

Pyetje: Ju thatë për ligjin që socialistët pretendojnë ta kalojnë në shtator ligjin për dekriminalizimin se në fakt ishte një projektligj për të lënë Metën jashtë kuvendit. Por një pikë tjetër ishte që të mos lejohen që të mbajnë poste të rëndësishme persona që janë shpallur “Non Grata” nga SHBA. Ju jeni i shpallur “Non Grata’ si do të veproni nëse ky ligj kalon në Kuvend.

Sali Berisha: Në një tekst që kam parë kjo nuk ekziston por nëse do ta bëjnë i ftoj ta bëjnë. Ka standarde europiane të qarta e rezoluta për të gjitha këto. Nëse do të bëjë një ligj antiberishë ta provojë. Ju siguroj që vrudhi dhe hovi vetëm do të rritet. Në drafin e tyre që më kanë sjellë bashkëpunëtorët e mi ata kanë lustracionin.