Lidhja Demokratike nuk pajtohet me regjistrimin, kërkon ri-regjistrim të diasporës
Shkup, 30 mars – Sipas analizave të para të publikuara nga regjistrimi, Lidhja Demokratike vlerëson se nuk e pasqyrojnë gjendjen reale dhe gjendjen faktike, transmeton Zhurnal.
“Në diasporë, vlerësimet janë se vetëm rreth 10% nga maqedonasit janë regjistruar derisa në Maqedoni, nga banorët rezident, mbi 130 mijë nuk janë regjistruar. Këto numra e imponojnë konkluzionin se regjistrimi është i pasuksesshëm dhe duhet të kërkohen arsyet dhe përgjegjësitë. Ka shumë faktorë që ndikuan të mos jetë i suksesshëm: thirrja për bojkot e disa partive, përgatitjet e dobëta, metodologjia për zbatimin e regjistrimit, partizimi, trajnimi i dobët i regjistruesve, mungesa e kontrollit dhe ngjashëm”, thuhet në komunikatën e partisë.
Lidhja Demokratike propozon të bëhen kontrolle tjera shtesë të të dhënave, ndërsa për popullatën jorezidente të bëhet edhe një regjistrim tjetër./Zhurnal.mk

