Liderët evropianë në Bruksel, pritet vendimi për hapjen e kapitujve të parë

Liderët e Bashkimit Evropian  do të vendosin në takimin e fundvitit në Bruksel, për propozimin e Komisionit evropian që Shqipëria të nisë bisedimet e anëtarësimit për kapitujt e parë.

Udhëheqësit e 27 vendeve janë ftuar në një letër protokollare nga Presidenti Mishel të marrin vendime të gjera si ato për buxhetin e një marrëveshjeje 50 miliardë dollarë për Ukrainën për të dëshmuar se Bashkimi evropian përmbush angazhimet për Ukrainën dhe vazhdon të jetë një partner i besueshëm dhe i fortë.

Po ashtu në çështjen e parë të diskutimit hyn edhe rënia dakord për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën, në frymën e së cilës, siç shkruan Mishel, duhet të marrë vendime të rëndësishme për anëtarët e tjerë aspirues.

Referuar edhe qëndrimeve, por sidomos Deklaratës përfundimtare pas Samitit Ballkani Perëndimor-BE të mërkurën në mbrëmje, udhëheqësit evropianë janë të orientuar të tregojnë gatishmërinë e Unionit për të pritur anëtarë të rinj.

Vendosja e frymës së proceseve me anëtarët e rinj të mundshëm sipas modelit super të shpejtë të Ukrainës orienton edhe pritmërinë e vendimeve si ajo e Shqipërisë që është ekspozuar nga pretendimet e një vetoje greke të shpallur në mediat greke.