Lëvizja BESA zgjodhi kandidatin për komunën e Tearcës

Shkup, 27 gusht – Lëvizja BESA, bëjnë të ditur se ekonomisti i diplomuar Daut Memishi, është kandidat i Lëvizjes BESA për kryetar në komunën e Tearcës, njofton InfoShqip
Ai ka një përvojë të gjatë politike pasi që në fillimet e saja i është bashkangjitur Lëvizjes BESA, pjesëmarrës në shumë seminare dhe konferenca me karakter ndërkombëtar.
Në aspektin profesional ai është menaxher në një kompani private, ndërsa ka drejtuar edhe dy kompani tjera si ko-menaxher.
Sipas kësah partie, Daut Memishi Ka një biografi të pasur dhe shumë të pastër sepse nuk mban pas vete asnjë ngarkesë politike ose të llojit tjetër.