Lëvizi me veturë në kahje të kundërt në autostradën Veternik-Bresje, kundërvajtësi gjobitet me 300 euro

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe një vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur në mjetin i cili ishte duke lëvizur në kahje të kundërt, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/599535755720020?ref=embed_post