Lëkundje të forta tërmeti pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tektonike u ndjenë mëngjesin e kësaj të marte në Greqi. Sipas EMSC-së, tërmeti ishte me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter, në orën 05:23, në zonën e Korinthit, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik.

Thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në 82.6 km dhe epiqendra ndodhet 3 km në perëndim-veriperëndim të Loutrakit.