Lefter Maliqi depoziton kallëzim të ri për kreun e bashkisë Kuçovë: SPAK nuk ka vepruar

Lefter Maliqi është paraqitur ditën e sotme pranë ambiente të SPAK. Pas marrjes në pyetje, ai ka ndalur në një komunikim për gazetarët. Ai tha se ka bërë kallëzim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Kallëzimi i radhës i gjashti, në 2017 dhe besoj këtu nuk ka fajë Saliu, Interpol Athina njofton se kur ka qenë drejtor i KESH është depërtuar nga drejtësia. Kallëzimi i radhës për këtë mosdeklarim.  Është vepër penale. Automatikisht lë mandatin. SPAK edhe pas ardhjes së vendimit nga PP ende nuk ka vepruar”– ka thënë Maliqi.

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është thirrur edhe më herët në SPAK në cilësinë e kallezuesit. Kujtojmë se ditën e sotme, edhe deputeti socialist Bujar Çela u paraqit në SPAK.