Lefkov: Kuvendi është krejtësisht jofunksional

Shkup, 26 korrik – Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja sot në konferencë për shtyp vlerësuan se gjatë kësaj periudhe Kuvendi është krejtësisht jofunksional, pasi në seancat e caktuara nuk ka kuorum për mbajtjen e tyre, si dhe se që të tregohet se diçka po pounohet, po caktohen seanca të vjetra me pika të hapura, ku nuk ka prani të ministrave ose zëvendësve të tyre dhe pikat nuk po hapen.

“Kredibiliteti i Kuvendit është rënuar deri te ajo masë që përfaqësuesit qeveritarë nuk paraqiten në seanca, që me këtë rast është obligim ligjor. Në mënyrë shtesë, nuk arrijnë ligje të reja nga Qeveria, që është shenjë se Qeveria e Kovaçevskit është aq në gjumë dhe pasive në kohë të krizës”, deklaroi në konferencë për shtyp deputeti Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Lefkovit, LSDM-ja dhe BDI-ja po sillen si shteti po lulëzon, ndërsa në realitet qytetarët nuk munden të lidhin fundin me fund.v