‘Lavire’, Musliu publikon mesazhin e një qytetari që thotë se i erdhi pas replikave me ministrat

Sot deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka pasur përplasje me ministrat e Qeverisë Kurti. Më konkretisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun e Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Pas kësaj ajo thotë se ka pranuar sharje e ofendime.

Musliu e cila edhe tani ndodhet në sallën e Kuvendit të Kosovës ka publikuar një mesazh, të një personi me emrin, Jaha Podvorica i cili i ka shkruar në Facebook-un e saj, e ku i njëjti e ka sharë e ofenduar deputeten.

Deputetja e PDK-së pretendon se ky ofendim i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë Kurti.

“Pas parashtrimit te pyetjeve parlamentare ne Kuvend ku pata replika me dy Ministra, në mesazhe private ne Facebook mu versul një monster”, shkroi ai.

https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/679615430193187