Lajmi i fundit/ Gjendet vetura e rënë në lumin Vardar në Zhelinë

Tetovë, 27 Shtator – Vetura e cila kishte rënë në lumin vardar në Zhelinë është gjetur, informon Zhurnal.

Sipas informacioneve, vetura është me targa të Kumanovës.

Ndryshe, para pak çastesh tek ura Zhelinë një veturë ka rënë në lumin Vardar.

Uniformat Blu kan dalur në vendin e ngjarjes ndërsa akoma nuk është gjetur vetura.

Për shkak të reshjeve të shiut sasia e ujit në lumin Vardar është ngritur me çka vetura mund edhe të jetë bartur.

Në terren janë ambulanca, policia e Tetovë dhe zjarrfikësit.