Lajçak takohet me Sarrazin, diskutojnë për të rejat e fundit në dialogun Kosovë-Serbi


E ENJTE
30 NËN 2023
Lajçak takohet me Sarrazin, diskutojnë për të rejat e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

PRISHTINË | 30 NËN 2023 | 09:17 | Nga Ekonomia Online
I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Lajçak ka njoftuar se me Sarrazin kanë diskutuar për gjendjen në rajon dhe për procesin e dialogut.
“Ne krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen në dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, shkroi ai.

