Lajçak: Çekia e ka në rend të ditës liberalizimin e vizave për kosovarët

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për çështjen e liberalizmit të vizave për kosovarët.

Lajçak ka konfirmuar se edhe Çekia pritet të diskutojë për heqjen e vizave për Kosovën.

Ndonëse nuk dha data, emisari i BE-së u shpreh se tanimë ka ardhur momenti që kosovarët të lëvizin lirshëm.

“E kuptojë se sa e ndjeshme është kjo çështje për ju, pjesërisht me ju jam. Kosova e meriton liberalizimin e vizave i keni përmbushur kriteret kjo veç është dashur të ndodhë. E shfrytëzojë çdo mundësi kur flas me shtetet anëtarë duke e theksuar këtë çështje, jam i vetëdijshëm si përfaqësues I BE-së që e viziton Kosovën rregullisht se sa e rëndësishëm kjo çështje është edhe për imazhin e BE-së, e dini që në këtë kohë vendimi është në duart e shteteve anëtare por çka mund të ju them me siguri është që kurrë nuk ka qenë më e pritshme se tani, është në qendër të vëmendjes kjo”, tha ai përcjell Insajderi.

Javën e kaluar kur janë takuar udhëheqësit e BE-së kanë folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila më në fund duhet të përfundohet me sukses. Dhe presidenca çeke që fillon këtë të premte do ta ketë këtë në rendin e ditës së tyre. Po e përsëris nuk kam të drejt ta them kur do të vije ky vendim, por siç e thashë mbështetja ska qenë kurrë më e madhe. Mometumi ekziston”, u shpreh Lajçak përcjell Insajderi.

Edhe pak ditë Francës i përfundon kryesimi i Bashkimit Evropian dhe pikërisht do të jetë Çekia shteti i radhës që do ta ketë kryesimin e BE-së.