Laert Haxhiu del sot para gjykatës greke, Shqipëria letër-porosi për ekstradimin e autorit të masakrës së Lushnjës

Laert Haxhiu, i arrestuar dy ditë më parë  do të dalë sot para gjykatës në Janinë të Greqisë për masë sigurie. Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin në vendin tonë ku së fundmi i ka dërguar letër porosi autoriteteve në Greqi ku kërkon ekstradimin e 31-vjeçarit, pasi rezulton  i dënuar në mungesë për atë që njihet si “masakra e Lushnjes”, me 18 vite burg. Kjo letër-porosi do të shqyrtohet sot nga gjykata greke. Haxhiu ra në pranga bashke me dy shqiptarë të tjerë këtë të hënë teksa tentuan t’i largoheshin policisë greke gjatë një ndjekje me makina.Në mjet ishte edhe Firdeus Berberi që rezulton i shpallur në kërkim nga Gjykata e Korçës, si dhe një tjetër person i identifikuar si Juxhin Bajrami.