Kyçyk: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor u shndërrua në çështje sigurie

Shkup, 26 prill – Tema e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor ka marë një dimenzion tjetër dhe është shndërruar në çështje sigurie. Kështu u shpreh sot eurodeputeti Ilhan Kyçyk gjatë forumit “BE përballet me Ballkanin” në Sofje, ku politikanë dhe ekspertë bisedojnë për hapat e ardhshëm për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE, informon Zhurnal.

Sipas Ilhan Kyçyk, Bashkimi Evropian duhet t’i ndajë Ukrainës status të kandidatit të BE-së që në qershor të këtij viti. Ai tha se edhe sot dëgjon zëra kritik të cilët thonë – Ukraina asnjëherë nuk do të jetë pjesë e BE-së dhe nuk do të mer statusin e kandidatit.

“Gjatë kohës kur BE është e bashkuar, duhet të bëhet hapi më i fuqishëm për vlerat e saja, e kjo është t’i jepet status Ukrainës si kandidat për në BE në qershor”, tha ai dhe shtoi se pret që institucionet evropiane dhe para se gjithash Këshilli i BE-së, të jenë në nivelin e përgjegjësisë./Zhurnal.mk