Kuvendi ndërpret punimet, shkak përmbyllja e Javës së Gruas

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ndërprerë seancën që ka filluar që në orën 10:00.

Kjo për shkak se në ora 16:00 Instituti Kombëtar Demokratik mban konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se kjo seancë do të vazhdojë javën e ardhshme.

Kujtojmë sot është zhvilluar seanca e parë në Kuvendin e Kosovë pas pushimit të deputetëve, ku temë kryesore ka qenë greva në arsim.