Kuvendi me kanal transmetimi, zgjidhen anëtarët e Këshillit

Shkup, 22 dhjetor – Me 94 vota “për”, një i përmbajtur dhe asnjë kundër, në Seancën e 135-të të Kuvendit, deputetët e miratuan Propozim-vendimin për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit të Kanalit të Kuvendit.

Këshilli, në të cilin përfaqësohen në mënyrë përkatëse deputetët e partive në pushtet dhe opozitës, përbëhet nga 11 anëtarë dhe po aq zëvendës.

Anëtarë të Këshillit të Kanalit të Kuvendit janë zgjedhur Fanica Nikollova, Daniella Nikollova, Darko Kaevski, Sanella Shkrijel, Arbër Ademi, Remzi Memedi, Nikolla Micevski, Vllado Misajllovski, Bojan
Stojanovski dhe Safije Sadiki – Shaini.

Zëvendës të tyre janë zgjedhur Llaze Tanevski, Zhaklina Llazarevska, Daniella Koleva, Nenad Kociq, Vjollca Ademi, Atnan Neziri, Dafina Stojanovska, Eli Panova, Igor Zdravkovski dhe Fadil Zendeli.

Këshilli së shpejti do të miratojë në mbledhje Programin e Kanalit të Kuvendit dhe dokumentet financiare dhe investuese.

“Me Studion e Kuvendit dhe me zgjedhjen e Këshillit të Kanalit të Kuvendit vendoset standardi i ri në transparencën parlamentare, duke i afruar proceset legjislative me qytetarët. Përmes Programit të Mbështetjes Parlamentare, Kuvendi i përmirësoi kapacitetet e Kanalit Televiziv të Kuvendit dhe përmes mbështetjes fillestare financiare për angazhimin e shtatë punonjësve të rinj. Zgjerimi i kapaciteteve jo vetëm që paraqet investim në studio moderne dhe pajisje të produksionit të programit, por e tregon edhe përkushtimin e Kuvendit për komunikim më efektiv me qytetarët përmes kanaleve të ndryshme të mediave digjitale, përfshirë edhe platformat e
mediave sociale”, thonë nga Kuvendi.