Kuvendi e rrumbullakësoi me sukses projektin me Fondacionin për demokraci të Uestminsterit

Shkup, 25 mars – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me anëtarët e Këshillit Drejtues të Zyrës Parlamentare Buxhetore e mbajtën takimin e dhjetë të punës në të cilin në fakt e rrumbullakuan bashkëpunimin e përcaktuar në Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fondacionit të Demokracisë të Uestminsterit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Komonuelthit të Britanisë më 14 dhjetor të vitit 2018, për nismën për themelimin e Zyrës Parlamentare Buxhetore.

Në takim, krahas asaj që u diskutua për Zyrën Parlamentare Buxhetore të themeluar me sukses, u konfirmua edhe arsyeshmëria e kësaj nisme, duke i pasur parasysh konstatimet pozitive për diskutime më cilësore dhe më të argumentuara të deputetëve të cilët tani më i shfrytëzojnë hulumtimet dhe analizat krahasimtare që janë produkt i Zyrës Parlamentare Buxhetore.

Në Rendin e ditës të takimit ishte edhe nënshkrimi i Vendimeve me të cilat rregullohet realizimi i mbështetjes dhe avancimit të zhvillimit të Zyrës Parlamentare Buxhetore dhe Vendimi për pranimin e donacionit – sende të lëvizshme, me të cilat në fakt rregullohet kalimi i këtij obligimi mbi Institutin Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit në kuadër të “Programit për përkrahjen e parlamentit”, përmes kontributit financiar me të cilin sigurohet mbështetja financiare dhe teknike e ZPB-së për një vit në vijim.

Në fund të takimit, të pranishmit shprehën falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me Fondacionin e Demokracisë të Vestminsterit, me bindje se në të ardhme do të vijojnë edhe shumë bashkëpunime tjera të suksesshme në drejtim të funksionalitetit më të mirë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.