Kuvend/ Todor Vitllarov nuk kalon në komision për gjykatës kushtetues

Shkup, 9 shtator – Me katër vota “për” dhe gjashtë “kundër”, Komisioni Kuvendor për Çështje të Emërimeve dhe Zgjedhjeve sot nuk e përcaktoi propozimin që Todor Vitlarovi të jetë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Komisioni sot e vazhdoi debatin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e komisionit të mërkurën debatuan për propozimin që Vitlarovi, i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, të jetë gjyqtar kushtetues.

Deputetët deri më tani kanë mbështetur kandidaturën e gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skenderin, kandidates Tatjana Vasiq Bozaxhievës, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil, të cilët si edhe prokurori publik republikan Lubomir Joveski, janë propozuar nga partitë në pushtet.

Nga gjashtë të cilët janë propozime të VMRO-DPMNE-së, deri më tani, përveç Vitlarovit, është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovskës. Propozimet e opozitës janë edhe profesori universitar Savo Klimovski, gjyqtari në pension Branko Sekulovski, gjyqtarja e Gjykatës Administrative Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër.

Seanca e sotme e 13-të e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve vazhdoi me debatin për kandidatët e tjerë, përkatësisht gjyqtarin në pension Branko Sekulovskin