Kurti takohet sot me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar
Pas pushimit disa ditor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të nisë punën e tij me takime.
Nga ora 16:00 sot do ta presë në takim të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit në një komunikatë për media, dhe thanë se nuk do të ketë deklarime pas takimit të tyre, përcjell arbresh.info.
Edhe arsyet e këtij takimi nuk janë bërë të ditura.