Kurti: Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën, siç ka thënë edhe Kadare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, ka dhënë intervistë për prestigjiozen spanjolle “El Pais”, ku, ndër të tjera, ka folur edhe për raportin mes Kosovës dhe Spanjës.
I pyetur nëse beson se Spanja do ta njohë Kosovën, Kurti tha se Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën teksa ka cituar shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare, i cili në një fjalim tha se “Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia kreu gjenocid në Kosovë
“Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa që rasti i Kosovës mund të ngrejë në disa zona të Spanjës. Por, siç tha shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias: “Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia kreu gjenocid në Kosovë”. Mendoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja do të demonstronte se Katalonia dhe Vendi Bask janë krejtësisht të ndryshëm nga rasti ynë. Prandaj, do të ishte e dobishme që Spanja të na njohë. Në nëntor do të ketë një takim të Internacionales Socialiste. Mezi pres të shkoj në Madrid.”
Tutje, kryeministri Kurti ka shtuar se Spanja duhet t’u bashkohet shumicës së shteteve anëtare të BE’së dhe NATO’s të cilat e njohin Kosovën.
“Spanja duhet t’u bashkohët shumicës së shteteve anëtare të BE’së dhe NATO’s, të cilat e njohin Kosovën. Nuk duhet të jetë pakicë. Njëzet e dy nga 27 anëtarë të BE’së e njohin Kosovën, si dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATO’s. Spanja duhet t’i bashkohet shumicës.”