Kurti në Slloveni shihet teksa flet me Abazoviçin, por jo edhe me Ramën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.
Kurti në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë, është parë teksa bisedon me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, por nuk është parë duke folur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kjo as pasi janë ulur afër njëri-tjetrit.
Kurti ka udhëtuar sot për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku nesër do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.