Kurti bëri homazhe te pllaka përkujtimore e Mon Balaj dhe Arben Xheladini: 233 plumba u shkrepën nga Policia e UNMIK-ut

Kurti pas homazheve tha se në ato demonstrata ku vdiqën Mon Balaj dhe Arben Xheladini u shkrepën 233 plumba nga Policia e UNMIK-ut.

“Me të drejtë e kritikuan dhe kundërshuam pakon e Ahtisaarit…Dhjetëra mijëra qytetarë demonstruan para 16 vjetëve e në ballë të tyre ishte baca Adem Demaçi, në moshën 71 vjeçare. 233 plumba u shkrepën në kokat e qytetarëve nga Policia e UNMIK-ut në një situatë ku asgjë nuk shihej prej gazit të shumë lotsjellës. Arben e Mon Balaj u vranë kurse 80 demonstrues të tjerë u plagosën rëndë e lehtë. Hysni Hyseni Doda e humbi syrin Mustafë Nerjova e ka ende një pjesë plastike në kafkën e kokës kurse Zenel Zeneli e mban plumbin akoma afër zemrës sepse nuk do të arrinte t’i mbijetonte operacionit kirurgjik. Dodaj i Prizrenit ka vdekur para tri vitesh…”, tha ai.

Dhe për këtë rast, Kurti tha se hetimet i kishte bërë ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-u, Robert Dean raporton Telegrafi.

“Ai patë bërë një hetim atë pranverë nga i cili doli konkluzioni se për menaxhimin e asaj demonstrate vrasjet e Monit dhe të Arbenit kanë qenë edhe të panevojshme dhe të evitueshme.  Policët e UNMIK-ut shfrytëzuan imunitetin ndërkombëtarë ndërsa sekretari i OKB-së ka ngelur që t’i përgjigjet Ministrisë së Drejtësisë. Një javë para demonstratës sonë u patë publikuar pakoja e Ahtisaarit, ndërkaq, 6 javë pas asaj demonstrate Ahtisari e shtoi rekomandimin për Pavarësi të mbikëqyrur si faqe të parë të propozimit të tij”, u shpreh Kurti.

Tutje, Kurti foli edhe për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, duke thënë se kjo temë asnjëherë nuk ka qenë më e diskutueshme se tash.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia ka vlejte komunat mbi baza etnike. Prandaj Beogradi zyrtarë me kaq nervoz kërkon Asociacion të tyre. Si Zajednic komunash patë nisur dhe Republika srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por Serbia”, tha Kurti.

Tutje, ai theksoi se Kosova më shumë ka nevojë për demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë siç tha ai është pluralizmi politikë, përcjell Telegrafi.

“Te komuniteti serbë në Kosovë, njëmend nuk ka pluralizëm politikë. Mirëpo ai po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj Serbia është në panik. Duan që t’i bëjnë bashk 10 kryetar komunash që i dirigjojnë ata, ta shpallin një president Zajednic dhe me atë ta shkelin ministrinë e Qeverisë tonë, nga radhët e komunitetit serbë. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.